📢 Informatë për nxënësit e shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut!
🏆Instituti Alternativa Liberale në bashkëpunim me Economic Fundamentals Initiative dhe INEV ju ftojnë të merrni pjesë në Olimpiadën e Ekonomiksit!
🚀 Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë ata që janë të interesuar për fushën e ekonomisë dhe synojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre në këtë drejtim. Nxënësit e shkollave të mesme nga viti i parë deri viti i katërt kanë mundësi të marin pjesë, nga shkollat e regjistruara për pjesëmarrje. Në total, 27 shkolla nga Kumanovo deri në Strugë do marrin pjesë në këtë olimpiadë. Për të verifikuar nëse shkolla juaj është e regjistruar, ju lutemi të vizitoni faqen e internetit të LAI: https://lai.mk/olimpiada-ekonomiksit/.
🗓 Nëse jeni të interesuar për të marrë pjesë, ju lutemi kontaktoni koordinatorët e shkollës tuaj nga lista në linkun më lartë. Data e raundit shkollor do të jetë nga 23 deri më 28 shkurt.
✅️ Pjesëmarrja në këtë olimpiadë ju mundëson të konkuroni me nxënës të tjerë nga i gjithë vendi dhe të fitoni njohuri dhe përvojë në fushën e ekonomisë. Gjithashtu, në randet tjera të olimpiadës ju do të keni mundësinë të takoheni me ekspertë dhe profesionistë të fushës, të ndani idetë dhe të zhvilloni lidhje të reja.
📚 Presim të takohemi bashkë në Olimpiadën e Ekonomiksit!
Për çdo informatë, na shkruani ne rrjetet sociale ose në email adresën: econlit@lai.mk.