Promovim i librit “Paqe, Dashuri, Liri” në UEJL Tetovë

Shkruan: Arta Selmani Bakiu, UEJL

Në South East European University (SEEU)promovuam librin “Paqe, dashuri dhe liri”. Konglomerat i shkrimeve që eksplorojnë kryqëzimin e lirisë personale dhe lirisë politike. Redaktuar nga aktivisti dhe shkrimtari liberal, Tom Palmer, i cili diskuton vlerën e të drejtave individuale, rëndësinë e bashkëpunimit paqësor dhe rolin e qeverisë së kufizuar në sigurimin e një shoqërie të lirë dhe të begatë. Libri argumenton se përkushtimi ndaj paqes, dashurisë dhe lirisë është thelbësor për mirëqenien njerëzore dhe ofron zgjidhje praktike për arritjen e këtyre synimeve në jetën e përditshme.
Më la shumë përshtypje shprehja e Nelson Mandelës e cila është vedosur në këtë libër dhe që në fakt vërteton hipotezën se dashuria është parësore mbi çdo veprim paraprak. Ai thot: “Njerëzit duhet të mësojnë të urrejnë, dhe nëse mund të mësojnë të urrejnë, ata mund të mësohen të duan, sepse dashuria vjen më natyrshëm në zemrën e njeriut sesa e kundërta e saj.”

Paqja Fillon me Ty!

Lufta na rrethon, por e fsheh veten. Përderisa dikur luftërat kishin fillime dhe përfundime diskrete, ne tani jetojmë në një gjendje konflikti të përhershëm. Për shkak se po bëhen luftëra të vazhdueshme, jo kundër shteteve të huaja, por mbi abstraksione të tilla si “droga” dhe “terrori,” nuk është e mundur të dihet nëse fitorja është arritur ndonjëherë. Terrori është një taktikë dhe droga është mall; ata nuk mund të “mposhten” si armiqtë tradicionalë. Andaj, luftërat kundër tyre janë të përhershme.

Pra, çfarë mund të bëjnë studentët dhe rinia jonë për të mbrojtur paqen? Tre hapa: Mësoni. Përforcohuni. Organizohuni.

Libri është përkthyer nga Liberal Alternative Institute – LAI dhe 10 kopje sot iu dhuruan “Max van der Stoel” – library SEEU.

Ju preferoj të lexoni librin, pas të cilit do të nisni të mendoni për atë se cila është filozofia e luftës, kush e solli konfliktin midis njerëzve? Kush është kreatori i paqes, dashurisë dhe lirisë individuale dhe asaj shoqërore?