OLIMPIADA E EKONOMIKSIT

Çka është Olimpiada e Ekonomiksit?

Shumë pak sisteme arsimore e njohin ndikimin e fuqishëm dhe të përjetshëm që një edukim i hershëm në ekonomi dhe financë mund të ketë në jetën e përditshme të secilit. Olimpiada e Ekonomksit është ideja e Institutit të Edukimit Ekonomik (INEV) i Republikës Çeke. Qëllimi i tij është të frymëzojë interesin për të mësuarit ekonomik tek adoleshentët. Sot Olimpiada e Ekonomiksit zhvillohet në 13 vende. Në vitin 2023, Instituti Alternativa Liberale në bashkëpunim me Iniciativën e Bazave Ekonomike (EFI) ka kënaqësinë të sjellë këtë garë edhe në Maqedoninë e Veriut, e cila është njëra nga 13 vendet ku do të mbahet kjo garë.

Si funksionon Olimpiada e Ekonomiksit?

Olimpiada e Ekonomiksit përbëhet nga 4 raunde dhe atë – shkollore, rajonale (komunale), kombëtare dhe ndërkombëtare. 5 nxënësit më të mirë nga secili vend do të konkurrojnë në raundin ndërkombëtar.

Olimpiada e Ekonomiksit në Maqedoninë e Veriut do të organizohet në nivel kombëtar në një format dygjuhësh me opsionin për testimin e gjuhës angleze për komunitete të tjera përveç formatit shqip.

Konteksti

Në Maqedoninë e Veriut ka gjithsej 128 shkolla të mesme, duke përfshirë 11 shkolla të mesme private. Nga këto, 25 shkolla të mesme janë me mësim të plotë ose të pjesshëm në gjuhën shqipe. Instituti Alternativa Liberale do të synojë që në vitin e parë të Olimpiadës së Ekonomiksit në RMV të marrin pjesë shumica e shkollave me mësim në gjuhën shqipe e shkollave duke inkuadruar disa nga shkollat e mesme private në vend.

Raundet

i. Raundi shkollor

Është i hapur për të gjithë nxënësit, pavarësisht a kanë ose jo dije ekonomike! Nxënësit i nënshtrohen një testi onlajn. Nxënësit më të mirë kalojnë në raundin tjetër. Çdo shkollë e mesme e regjistruar do të organizojë testimin e nivelit shkollor në përputhje me rregullat e OE. Në rastet kur shkollat nuk kanë kapacitete teknologjike për të organizuar testimin shkollor. Testimi do të kontrollohet nga koordinatori i shkollës për të siguruar testim të drejtë.

 

Metoda e testimit: Testimi në këtë nivel do të ndjekë udhëzimet e OE dhe do të përdorë pyetjet e përgatitura të testimit

Afatet e raundit shkollor: 23-28 Shkurt 2023.

Shkollat pjesëmarrëse dhe koordinatorët

Rezultatet e Raundit Shkollor te Olimpiadës së Ekonomiksit 2023

Raundi shkollor në kuadër të Olimpiadës së Ekonomiksit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përfundoi me sukses. Testimi në këtë raund zgjati nga 23 e deri më 28 Shkurt 2023. Në raundin shkollor morrën pjesë 27 shkolla nga vendi, ku në total testimit iu nënshtruan gjithsej 900 nxënës.

ii. Raundi regjional

Onlajn ose me prezencë fizike në varësi të situatës lokale. Niveli rajonal do të organizohet në 5 pika rajonale/komunale. Testimi rajonal/komunal do të organizohet në bashkëpunim me universitetet e rajoneve përkatëse. Për nxënësit pjesëmarrës do të organizohet një seminar mbi edukimin ekonomik bazuar në kapitujt e Ekonomiksit të Mendimit Praktik, ndërsa një prezantim mbi Ekonomiksin e Mendimit Praktik do të organizohet me mësuesit.

Metoda e testimit: një test me shkrim i bazuar në literaturën e ofruar do të administrohet në nivel rajonal/komunal, me një pyetje ese në lidhje me temën e seminarit.

Afatet e raundit regjional: 06 Maj 2023

iii. Raundi kombëtar

Një ngjarje njëditore për garuesit më të mirë të vendit. Gjithsej 50 nxënësit më të mirë do të marrin pjesë në nivel kombëtar të OE në Maqedoninë e Veriut (10 studentë nga secili nivel rajonal testohen, sipas disponueshmërisë). Testimi në nivel kombëtar do të organizohet në një nga universitetet partnere. Testimi në nivel kombëtar do të organizohet si një ngjarje gjithëditore me panele diskutimesh ndërmjet dy fazave të testimit. Përveç pjesëmarrësve të OE, të gjitha shkollat pjesëmarrëse, studentë të universiteteve dhe të tjerë do të mund të regjistrohen për të marrë pjesë në ngjarje. Pesë (5) fituesit e OE në Maqedoninë e Veriut do të shpallen në një ceremoni përmbyllëse.

 

Metoda e testimit: një test me shkrim nga materialet e ofruara do të administrohet për të gjithë nxënësit pjesëmarrës. 10 nxënësit më të mirë do t’i nënshtrohen një provimi me gojë me një juri prej 4 pedagogësh të ekonomisë nga 4 universitetet ku u zhvillua testimi rajonal.

Afatet e raundit kombëtar: 24 Qershorit 2023.

iv. Olimpiada Ndërkombëtare e Ekonoksit

Pesë (5) nxënësit më të mirë nga çdo vend do të udhëtojnë në Bratislavë, Sllovaki, për të marrë pjesë në garën ndërkombëtare të vitit 2023! Olimpiada mbahet në periudhë prej 2-4 ditë. Garuesit kanë mundësinë të bëjnë miq të rinj, të vizitojnë një vend të ri dhe të dëgjojnë e të mësojnë nga folësit prestigjioz të ftuar.

Email:

info@lai.mk

Phone:

None

Working Hours:

Monday - Friday: 8am - 4pm